Rreth programeve shkollore…..
A duhet të shkojë shkolla tek nxënësi apo nxënësi tek shkolla? Unë do të isha për të parën ndërsa në realitet qëndron e dyta. Shkolla ka për qëllim të zhvillojë shoqërinë ta çojë atë në nivele të tilla që të përballojë dhe të zgjidhë problemet që mund të dalin përpara, për këtë gjë ka dhe programe të studiuara. Në kohë dhe në vende të ndryshme suksesi i shkollave është i lidhur me programet që ato kanë zhvilluar. Është e natyrshme që ne të kërkojmë të nxjerrim prej shkollës produktin më të mirë, pra nxënësin maksimalisht të përgatitur. Por a arrihet kjo dëshirë më zbatimin e një programi ‘të fortë’ shkollor?
Programet nuk mund të zhvillohen duke u nisur vetëm nga ajo se çfarë duam ne që të bëhemi….por edhe nga aftësitë apo mundësitë tona. Shpreh pa frikë bindjen se në shkollat tona, programi ndiqet nga jo më shumë se 10 – 15% e nxënësve. Për pjesën tjetër të nxënësve, thjesht hedhim lekët në ajër dhe si rezultat marrim nxënësin e depresuar dhe të stresuar, sepse tek e fundit ai kupton atë që ka qënë i paaftë të realizojë detyrat e dhëna. Ndërsa e vërteta është se atij i është dhënë një detyrë komplet e pastudiuar në lidhje me mundësitë apo aftësitë që nxënësi ka për ta kryer atë.
Le të përmendim disa fakte nga matematika:
30 – 40 mijë maturantëve u jepet si detyrë të njohin limitin, derivatin, integralin, parabolën, hiperbolën etj. Është qesharake ta mendosh se ky objektiv mund të arrihet. Por le ta zemë se është një objektiv i arritshëm…përse shërben? Do të kemi në Shqipëri çdo vit 30 mijë inxhinierë?
Në programin e matematikës së klasës së dytë fillore jepen njohuri mbi probabilitetin a thua se këta nxënës i dinë shkëlqyer numrat dhe veprimet me ato dhe ju mbeti merak që nuk mësuan dhe ca gjëra nga probabiliteti.
Nga ana tjetër një program kaq uniformë sa ndiqet tek ne është padiskutim i dështuar që në vezë. Si mund të punojnë me të njëjtin program shkollor fëmijë që kanë një trashëgimi familjare të lidhur shumë ngushtë me arsimin dhe të tjerë që prindërit e tyre nuk kanë më tepër se katër klasë shkollë, fëmijë që kanë ritme të ndryshme të zhvillimit të tyre, prirje të ndryshme?
Realiteti është kokëfortë, në orën e mësimit mësuesit punojnë vetëm me një pjesë të vogël të klasës a thua se prindërit e këtyre nxënësve të tjerë (që thjesht rrinë të grumbulluar në klasë) nuk paguajnë njëlloj taksa për arsimimin e fëmijës së tyre.
Si konkluzion do të thosha se është e nevojshme që programi shkollor të ndërtohet jo duke u kopjuar nga vendet e zhvilluara të evropës apo nga ato të pazhvilluarat e afrikës. Por duke njohur realitetin tonë, duke bërë studime për kapacitetin përvetësues të fëmijëve tanë, duke njohur me sondazhe të shpeshta dhe të kujdeshme asimilimin e këtij programi shkollor.

|
|